English

Britani e Madhe, vjen akullorja me qumësht deveje

E hënë, 19 shtator 2011, NOA- Në kërkim të shijeve gjithmonë e më të çuditshme, një pastiçier britanik ka arritur të sajojë një shije të re, akullore me qumësht deveje. E reklamuar për përmbajtje të ulët yndyre dhe përmbajtje dhjetë herë më të madhe hekuri më shumë se ai i qumështit të lopës, propozimi i ri tashmë i njohur në Lindjen e Mesme, është gati për tu hedhur në Mbretërinë e Bashkuar, me një kosto 4 sterlina për një top. Akullorja e devesë është e prodhuar nga kafshë të një ferme në Hollandë dhe pritet të tregtohet në tetor nga Ginger's Comfort Emporium. a.y/NOA

KOMENTE