English

Burgoset shqiptari, përdhunoi italianen duke e kërcënuar me jetën e dyfishtë

Modena, 19 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një grua e moshës 31 vjeçare dhe me fëmijë pas divorcit në vitin 2004 u largua nga vendi ku kishte jetuar deri më atëherë për tu vendosur në Milano ku kishte njohur një emigrant shqiptar. Me synimin se duhet të punonte si estetiste, prej vështirësive ekonomike u detyrua dhe filloi të prostituonte në Novara, pa dijeninë e asnjërit prej familjarëve të saj dhe as të të fejuarit i cili ishte kthyer në Shqipëri. Më pas në vitin 2005 në Pioltello njihet me Petrit. L, një elektriçist shqiptar i moshës 38 vjerçare i cili e ndjek në një bar kafe ku shkëmbejnë numrat e telefonit dhe pas disa ditësh takohen sërish. Një natë nën shoqërinë e shqiptarit, i cili vjen i shoqëruar nga një çift të cilët i prezanton si shokun e tij dhe të fejuarën respektive, shkojnë më pas në Segrate në shtëpinë e mikut, ku më pas Petriti e përdhunon. Nuk mjaftohet me kaq por nga ai moment shqiptari vijon që ta persekutojë me telefonata duke arritur të shmangë kështu një denoncim të menjëhershëm, nën kërcënimin se dinte për jetën e saj të dyfishtë. Gruaja në fjalë i besohet një mikes së saj, ndryshon telefonin por mesazhet vijojnë ta shqetësojnë sërish. Në telefonatat e tij Petriti i tregon se ka numrin e telefonit të të fejuarit të saj në Shqipëri dhe i kërkon takime të tjera duke e shantazhuar se e ka fotografuar në rrugë në Oleggio ku dhe ushtronte profesionin e prostitutës. Një ditë gruaja teksa po kthehej në Milano sheh se po ndiqej nga makina e Petritit, e më pas zbret nga për tu përballur me të dhe për ti kërkuar që të mos e bezdistë më, pasi i kishte thënë një shqiptari mik të të fejuarit të saj në Shqipëri për rastin. Në përfundim Petriti garantoi se nuk do ta denonconte te të afërmit dhe as do ta shqetësonte më. Ndërkaq një natë shkurti të vitit 2005 gruaja del nga banesa e prindërve të saj, por përgjatë rrugës bllokohet nga një makinë e cila drejtohej nga Petriti, i cili e tërheq për krahu dhe e fut me forcë në sedilen e pasme, duke iu hedhur sipër goditur dhe zhveshur. Pak më vonë gruaja përfiton nga një telefonatë e agresorit të saj, për të marrë celularin dhe për të zbritur furishëm nga makina duke i dalë përpara një makine të rastësishme dhe për tu larguar me të. Ndërkaq ditën tjetër ajo e denoncoi ngjarjen te forcat e karabinierëve në Pioltello, ku i demonstroi shenjat e dhunës dhe mesazhet kërcënuese. Në vitin 2006 gjykata e dënoi në mungesë Petritin për dhunë seksuale të rëndë, duke iu referuar të dy rasteve të gruas. Ndërkaq vendimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit në vitin 2010 dhe merr formë të prerë nga Gjykata e Lartë në muajin korrik të këtij viti. Por pavarësisht kërkimeve, vetëm ditën e djeshme u arrit që agresori të kapej nga karabinierët në zonën e Crema, duke e bllokuar në Zelo. Sakaq dënimi ndaj tij është 2 vjet e 7 muaj dhe në përfundim ai do të përzihet pa të drejtë kthimi nga Italia. a.y/NOA

KOMENTE