Francë, 19 Shtator NOA - Me parullën “shkolla është e zhveshur”, një grup mësuesish francezë, kanë vendosur të protestojnë kundër reformave të mësimdhënies. Duke dhënë mësim, por të ofruar si model për një “kalendar” në të cilin paraqiten komplet të zhveshur, mësuesit janë paraqitur duke shpjeguar përballë klasës. “Deklarojmë me bindje se shkolla sot është e zhveshur, - konfirmon kolektivi, që denoncon – se shteti ka braktisur misionin e tij në drejtim të shërbimit publik të arsimimit”. Kanë qenë rreth 15 profesorë që paraqiten ashtu siç mëma natyrë i ka krijuar, duke i ftuar të gjithë kolegët e tyre në mbarë botën që të bashkohen me ta në këtë revoltë që po bëhet në formën e një “zhveshjeje ndërkombëtare”. “Profesorë, prindër, nxënës dhe qytetarë, jemi në kohë për të ndryshuar vendimin për këto pseudo-reforma, që transformojnë shkollën në një lloj dadoje sociale dhe transferojnë misionet e saj drejt sektorit privat, me benefit për të pasurit dhe të të mirë informuarve”. r.b/NOA