Tiranë, 19 shtator 2011, NOA- Një biznesmen nga Tirana është vënë nën prangat e policisë pasi u kap në doganë ndërsa në automjetin që transportonte mallra iu gjetën disa të padeklaruara. Gjergji Kovaçi, 53 vjeç, banues në Tiranë dhe me profesion biznesmen u ndalua nga shërbimet doganore pasi në automjetin e tij tip trajner me targa DR 0031 gjendeshin mallra te ndryshëm nga ata të deklaruar para autoritetit doganor, duke synuar kështu shmangien nga detyrimi doganor në vlerën e 1.605.542 lekëve të rinj. Pas kësaj u bë sekuestrimi i dokumentacionit dhe mallrave kryesisht detergjent, ndërsa materialet për veprën penale të kontrabandës me mallra të tjera iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Durrësit. a.y/NOA