E hënë, 19 shtator 2011, NOA- Kreu i misionit të EULEX në Kosovë Ksavier de Marnak ka vizituar pasditen e sotme pikat kufitare në veri të vendit 1 dhe 31. Në fjalën e mbajtur me këtë rast ai u shpreh se mbështet sundimin e ligjit në vend duke përgëzuar punën e bërë në veri. Sakaq duke iu drejtuar serbëve ai është shprehur, “Serbët duhet të heqin barrikadat ato pengojnë dhe dëmtojnë njerëzit, duhet lejuar funksionimi normal i rendit”. Ai ka konstatuar gjithashtu se ka përmirësim të fluksit të mallrave në këto pika doganore. a.y/NOA
Në foto: Kreu i misionit të EULEX në Kosovë Ksavier de Marnak