English

Ndalohen prezervativët kinezë në Afrikën e Jugut

Afrikë e Jugut, 19 Shtator NOA - Gjykatësi i Gjykatës së lartë të Pretorisë ka bllokuar blerjen nga ana e qeverisë jug-afrikane të 11 milionë prezervativëve që vinin nga Kina. Sipas Gjykatës,bëhet fjalë për disa produkte “tepër të vogla” për gratë jug-afrikane. Po, është pikërisht ashtu, sepse prezervativët për të cilët po flasim janë prezervativë për femra. Të shitur nën logon “Phoeneurse”, këto prezervativë për femra të prodhuar në Kinë, jo vetëm që nuk e përmbushin funksionin e tyre për shkak të madhësisë, por edhe materiali i përdorur nuk është i përshtatshëm. Sipas gjykatësit Potterill është e pamendueshme që të në Afrikën e Jugut të përdoren produkte që nuk i plotësojnë standardet, aq më tepër në një vend i cili është botërisht njohur për shifrat e larta të të prekurve nga SIDA dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme. r.b/NOA

KOMENTE