Mançester, 19 Shtator NOA - Pas Malagas dhe Paris Saint Germain, Qatari synon Manchester United. Familja mbretërore e Emirateve me sa duket ka kryer një ofertë të sajën për të marrë në pronësi klubin anglez, kjo të paktën bazuar në atë çka përcillet nga shtypi vendas. Një delegacion nga Qatari do të jetë ditën e sotme në Mançester për të arritur në një akord që do të përfundojë me sukses marrëveshjen. Zërat e një tratative të mundshme me familjen amerikane Glazers, padronë të Manchester United, kishin nisur që në janar kur skuadra ka zhvilluar një seri seancash stërvitore në Doha. Një vizitë tjetër e Alex Ferguson në Doha u pa si një sinjal i radhës për interesimin reciprok të palëve. r.b/NOA