English

Obama: Do ulim defiçitin, masat jo të lehta për popullin

E hënë, 19 shtator 2011, NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama nëpërmjet një konference nga Shtëpia e Bardhë u shpreh se duhet të ulet defiçiti. Ai kërkoi më tej që të rriten taksat për të pasurit dhe kërkoi që të gjithë qytetarët të paguajnë pjesën që u takon, ndërsa theksoi se për shtresat e mesme taksat do të ulen. Më tej ai theksoi se pavarësisht zërave kundër, vendi është para partive dhe duhet bërë e pamundura për tu ulur borxhi. “Kemi në plan të ulim shpenzimet, plani për kursim bën që të ulet defiçiti 4 triliardë dollarë dhe këto ndryshime nuk janë të lehta për popullin”, deklaroi Obama.

Në foto: Presidenti i SHBA, Barack Obama

KOMENTE