Tiranë, 19 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 19 shtator 2011.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Wikileaks. SHISH i infiltruar nga krimi”. Argumente të tjerë të faqes së parë: “Athina: Vizita Frattini-Lambrinidis iniciativa jonë”; “Tahiri: Genc Ruli epiqendra e korrupsionit; “Kontrabanda e naftës bruto, përsëritet skema e “virgin”; “Pasuritë e krimit të organizuar: 30 milion euro në vëzhgim”; “Opinion nga Mustafa Nano: Përzierja e punëve publike me dobësitë private”; “Tarifa shkollore, rritje mbi 15 përqind”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Kontrabanda. Pastruan 500 mijë dollarë me naftën. 3 në pranga”. Tituj të tjerë: “Mbyllen regjistrimet në Universitetin e Tiranës, 631 kuota bosh në të gjitha degët e fakulteteve”; “”Shpenzimet, qeveria 14 milion dollarë në vit për sigurinë e Vip-ave”; “opinion nga Fatos Lubonja: Mbi gjuhën e urrejtjes”; “Kërkesa. PS: Komision hetimor për minierën e Bulqizës”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Tavo: kursi i ri i Ramës skadon në kongresin e PS”. Tituj të tjerë në vijim: “Kastriot Islami: 6 çrregullimet e sistemit politik. Road Map për kurimin e tyre”; “Hajdutët, sulm femrave që flasin në celular”; “Dhjetë arsyet për një kohë evropiane”; “”Greku flijohet në Shqipëri, lë pllakën e varrit gati”.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor: “Kontrabandë me naftën e blerë te burri i deputetes Vokshi”. Më tej veçohen titujt: “Drejtorët që SHBA-të i akuzojnë për korrupsion dhe ne i mbajmë ende në detyrë”; “Gjallërohet tregu i makinave, penalizohen 150 makina të vjetra”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Pazaret e drogës. Si më morën peng shqiptarët në mes të Romës”. Argumentë të faqes së parë: “21 janari, anullohet protesta para prokurorisë”; “NYT: Pasojat e krizës së borxheve”; “Dossier. Enver Hoxha: Kryepeshkopi agjent, na duhet ndikimi i Kishës në popull”; “Bleona Qerreti: Jetë qeni në Amerikë. Mall edhe për lajmet”; “Zgjedhjet në PS, shkarkohen ata me rezultate të dobëta”; “Lihet i lirë xhaxhai që ngacmoi mbesat e mitura”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA