English

Qeveria faqe online për nismat pro - biznesit

Tiranë, 19 shtator 2011, NOA - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me mbështetjen e projektit të Bankës Botërore, prezantoi sot portalin “Regjistri Elektronik për Legjislacionin e Biznesit”. Ky portal vjen në kuadër të rritjes së shkallës së transparencës, konsultimit, lehtësimit dhe informimit të biznesit. Zv/ministri Bozdo shpjegoi se, ky portal do të mundësojë publikimin on-line të të gjithë inisiativave ligjore të administratës qendrore të cilat prekin drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthorte biznesin. “Këtu do të gjeni të publikuara ligje, VKM, Urdhëra të Ministrave, por edhe Projektligjet, Projekt-VKM dhe Projekt-Urdhërat e Ministrave përpara se ato t`i nënshtrohen proçedurave zyrtare të miratimit”, u shpreh Bozdo. Në një rubrikë të veçantë, përfaqësuesit e biznesit dhe të shoqërisë civile, do të kenë mundësi të shprehin opinionin e tyre në lidhje me projetkaktet, duke mundësuar një proces të mirëfilltë të konsultimit on-line me të gjitha palët e interesuara. Përfaqësuesit e biznesit, mund të shprehin opinionet e tyre për të gjitha pjesët e legjislacionit për të cilat kanë vërejtje apo sugjerime. Sipas zv/ministrit z. Bozdo, ky portal është veçanërisht i vlefshëm përsa i përket urdhrave të ministrave, akte juridike të “detajimit të imët”, ku përcaktohen në imtësi detajet dhe procedurat. Për të mirëmbajtur këtë portal, është miratuar një Urdhër i Kryeministrit i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë për ministritë e linjës në përditësimin e informacionit, por edhe AKSHI ka detyrën e vet në mirëmbajtjen e kësaj faqeje. a.q/NOA

KOMENTE