Japoni, 19 Shtator NOA - Sony Tablet S është tableta e re që njëherë u quajt Sony S1, e cila po përgatitet me një skedë teknike të kompletuar dhe tepër të performuar. Mbi të gjitha është shumë i rëndësishëm prania e versionit të fundit të sistemit operativ të Google i disponueshëm për tabletën. Po flitet për Android 3.2 Honeycomb me të gjithat e reja, të përfshira dhe në firmuare, që garanton një performancë të kompletuar dhe tepër të mirë. Sony tablet S do të publikohet në tre variante, dy janë të disponueshëm ose Sony Tablet S me 16GB vetëm Wi-Fi dhe Sony Tablet S me 32GB vetëm Wi-Fi, ndërkohë që ajo prej 16GB me Wi-Fi+3G do të mbërrijë së shpejti. Sony ka azhurnuar menjëherë dhe versionin 1.10 të software të sistemit duke e çuar sistemin operativ të brendshëm në versionin Android 3.2 Honeycomb. r.b/NOA