English

Të gjithë të zhveshur në Detin e Vdekur

Izrael, 19 Shtator NOA - Më shumë se një milion izraelitë kanë pozuar nudo në brigjet e Detit të Vdekur. Bëhet fjalë për veprën më të fundit të amerikanit Spencer Tunick, i njohur për fotografitë e tij të grupeve të ndryshme njerëzish që pozojnë nudo, nga Meksika në New-York, nga BarcelonaLondër. Seti fotografik i është dedikuar projektit Deti i Zhveshur që ka për pikësynim njohjen e Detit të Vdekur si një ndër 7 mrekullitë e botës. Për Tunick, kjo është hera e parë që punon në Lindjen e Mesme, ku ky projekt rrezikoi të dështonte. Në Izrael në fakt, fotografi shkaktoi zemërim tek disa grupe hebrenjsh ortodoksë, të cilët e kërcënuan që do të ndërmerrnin akte ligjore për të bllokuar realizimin e këtij seti fotografik. Për të shmangur çdo lloj incidenti, vendi i realizimit të setit, Mineral Beach, u mbajt i fshehur deri në momentin e fundit. “Ka disa vende ku puna ime ngjall kundërshtime dhe pakënaqësi, ashtu siç ka dhe vende ku ajo pranohet mjaft mirë. Kjo është një provë që tregon se sa tolerant dhe i përparuar është një shtet” - u shpreh fotografi. r.b/NOA

KOMENTE