English

Tirana në shi, Durrësi i rrethuar nga zjarret

Durrës, 19 shtator 2011, NOA – Ndërsa në Tiranë kanë nisur reshjet e para të shiut, Durrësi është përfshirë nga flakët. Korrespondenti i agjencisë NOA në këtë qytet informon se gjashtë zjarre kanë përfshirë mesditën e sotme qarkun e Durrësit duke rrezikuar banesat në këto zona. Zjarret janë regjistruar nëKatundin Rinina pranë bregdetit, në pyjet e Maninasit, në zonën e Currilave, në zonën e Plepave, në Sukth dhe në fshatin Pjeshkë pranë Shijakut. Menjëherë në zonat e përfshira nga flakët kanë shkuar zjarrëfikëset të cilat po bëjnë të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit. Dyshohet se shkak për zjarrin janë bërë rrufetë që kanë rënë mesditën e sotme si pasojë e përkeqësimit të motit. a.q/NOA

KOMENTE