English

Gjobëvënia një biznesmeni, Marenglen Doda shpallet i pafajshëm

Tiranë, 20 Shtator 2011 NOA – Gjykata e Krimeve të RëndaTiranë, vendosi sot të shpallë të pafajshëm të riun Marenglen Doga, i akuzuar për vënie gjobe ndaj një biznesmeni. Burime zyrtare nga kjo gjykatë i thanë agjencisë NOA se “sot pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë u shpall vendimi me kryesues të çështjes gjyqtaren Liljana Baku ndaj të pandehurit: Marenglen Doga, 32 vjeç banues në Vlorë. Gjykata vendosi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Marenglen Vasillaq Doga për kryerje të veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet. Prokuroria për Krimet e Rënda kishte vlerësuar si të fajshëm Marenglen Dodën dhe kishte kërkuar nga togat e zeza që ta dënonin atë me tre vjet burg si dhe ta detyronin të pandehurin që të paguante ndaj shtetit një gjobë prej 700 mijë lekësh. Për më tepër, prokuroria kishte përllogaritur edhe faktin se Doga kishte dënime të mëparshme ndaj shtoi dozën e kërkesave ndaj gjykatës. Organi i akuzës i kërkoi gjykatës 11 vjet burg dhe 700 mijë lekë gjobë, duke deklaruar se pas 17 seancash gjyqësore rezultonte e provuar që Marenglen Doga kishte konsumuar veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. “Kërkojmë deklarimin fajtor të të pandehurit Marenglen Doga për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim e 700 mijë lekë gjobë. Në bazë të neneve 55 e 56/2 të K.Pr.Penale, bashkimin e dënimit të mbetur prej 9 vjet 2 muaj e 22 ditë me dënimin e ri dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit Marenglen Doga me 11 vjet burgim e 700 mijë lekë gjobë”, përcaktohej në pretencën e prokurorisë. Sipas prokurorisë, Doga i ka kërkuar nëpërmjet kanosjes një sasi të konsiderueshme eurosh një biznesmeni. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2004 kur sipas policisë, Doga ka vrarë në qytetin e Vlorës shtetasin Isuf Gjoni. Për këtë ngjarje, Doga është dënuar nga Gjykata e Rrethit Vlorë me 10 vjet burg. Po në vitin 2004, Gjykata e Bolonjës në Itali e ka dënuar Marenglen Dogën me 20 vjet burg për vrasjen e shtetasit shqiptar A.L, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në qytetin e Ravenës në Itali”. Marenglen Doga u arrestua në qytetin e Tiranës në 30 shtator të vitit 2010 nga operacioni policor i koduar “Target”. Arrestimi i tij u bë nga strukturat e Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet të Rënda në gjatë një dorëzimi të kontrolluar të parave nga ana e biznesmenit. Policia tha se Doga pasi i kishte kërkuar nëpërmjet kanosjes një sasi të konsiderueshme eurosh një biznesmeni, u kap në flagrancë nga forcat e policisë, të cilat ishin vënë në ndjekje të veprimeve të tij, në momentin që do të merrte sasinë e të hollave. e.t/NOA

KOMENTE
  • e.t.s18:44 - 20 Shtator 2011
    vk u be kjo drejtesi korrupsioni i sheshit