Tiranë, 20 shtator 2011, NOA- Gjykata e Apelit ka dhënë sot vendimin e saj lidhur me bandën e Lushnjes. Ndaj të akuzuarve të kësaj bande kjo Gjykatë ka vendosur lirimin e Afrim Hoxhës i cili ishte dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, 10 vjet burg për Rexhep Ginën i cili ishte dënuar me 18 vite nga Krimet e Rënda. Sakaq ndaj Ilir Stërkut, Apeli ka vendosur që të vuajë burgim të përjetshëm, ndërsa Erion Cici 25 vjet burg. Ndërsa ndaj anëtarit tjetër të kësaj bande Arjan Aliço është vendosur burgim me 5 vite. Banda e Lushnjes, akuzohet për një sërë vrasjesh dhe krime të tjera të rënda, përfshirë edhe trafiqet ndërkombëtare. a.y/NOA