English

Integrimi, Çitaku: BE e ashpër me Kosovën

Bruksel, 20 shtator 2011, NOA - Ministrja e Integrimeve EvropianeKosovë, Vlora Çitaku ka deklaruar se autoritetet e Bashkimit Evropian janë veçanërisht të ashpra në vlerësimin e progresit të Kosovës. “Ne duhet të bëjmë përpjekje të një studenti A, që ai të notohet me C”, tha Çitaku, në intervistën për agjencinë DPABruksel. Ajo është shprehur se, pesë vendet e BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën, janë faktor i papajtueshmërisë së BE-së ndaj Kosovës, e cila dëshiron që sa më shpejt të nisin bisedimetme Brukselin për heqjen e regjimit të vizave. Vlora Çitaku theksoi se raporti i ardhshëm vjetor i Komisionit Evropian, nuk do të jetë aq pozitiv, meqë Kosova “kishte vetëm katër muaj” për të punuar në reforma gjatë vitit të kaluar, pasi ishin mbajtur dy palë zgjedhje. Shtetasit e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk janë të përfshirë në liberalizimin e vizave me BE-në. a.q/NOA

KOMENTE