English

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony ribashkohen në ditëlindjen e tij

E martë, 20 shtator 2011, NOA - Jennifer Lopez dhe Anthony, janë parë teksa shijonin kohën e tyre, së bashku me dy fëmijët, dhe disa miq të tjerë, në Miami, Florida. Lopez është bashkuar me Marc Anthony gjatë fundjavës. Ditën e shtunë, Lopez është parë teksa ndihmonte bashkëshortin e saj, me të cilin prej disa kohësh qëndronin të ndarë, në organizimin e ditëlindjes së tij, të 43-të. Çifti është parë, pranë një pishinë, në shoqërinë e disa miqve. Përveç kësaj, ata janë parë duke shijuar disa çaste të këndshme, nën shoqërinë e binjakëve të tyre 3-vjeçar, Emme dhe Max, në një shtëpi të përbashkët. Një natë më parë shijimit të diellit me fëmijët e tij dhe Lopez, Anthony ka performuar në një koncert tepër të shitur në Miami's American Airlines Arena. Ai është parë me lot në sy, teksa ngjitej në skenë. Pas këtij koncerti, Anthony e ka pasur festën e ditëlindjes së tij, me një organizim privat, në Club 50, Miami's Viceroy Hotel. a.k/NOA

KOMENTE