English

Kriza financiare, Standard & Poor’s zhvlerëson Italinë

E martë, 20 shtator 2011, NOA – Pas vlerësimeve për SHBA-të, Agjencia e vlerësimit dhe kreditimit Standard & Poor's zhvlerësoi borxhin italian duke e zbritur atë nga kategoria "A+" në "A". Standard & Poor’s thotë se zhvlerësimi i Italisë reflekton vizionin për perspektivën e dobët të rritjes së ekonomisë italiane. Agjencia e njohur e arsyeton vlerësimin e saj duke theksuar se “Situata politike dhe koalicioni i brishtë qeveritar i Italisë janë arsyet që zvogëlojnë aftësitë e ekonomisë italiane për të përballuar krizën financiare e po ashtu edhe rritjen ekonomike të vendit”. Sipas Standard & Poor’s koalicioni i brishtë politik që qeveris Italinë dhe ndasitë politike kanë mbërthyer parlamentin italian ka shumë mundësi të vazhdojnë të ulin aftësinë e ekzekutivit italian për t’iu përgjigjur me vendosmëri kontekstit makro-ekonomik të brendshëm dhe të jashtëm. Agjencia amerikane e vlerësimit dhe kreditimit vijon më tej duke thënë se plani i masave të qeverisë Berlusconi për kursimin e 60 miliard eurove është tejet i vështirë për t’u arritur. Në raportin e mbrëmshëm Standard & Poor’s thekson se qeveria italiane mbetet ndërdyshëse për të përballuar ndryshimet në çështjet kyç si pengesat strukturore të rritjes ekonomike, shkallën e ulët të punësimit e shërbimeve dhe të tregjeve të punës. Rezultati është se po rriten rreziqet që borxhi publik të rriten ende. Në këtë pikë Standard & Poor's paralajmëron se mund të ulet rishtas kreditimi afatgjatë dhe afatshkurtër i ekonomisë italiane. mit/NOA

KOMENTE