English

Kryeministri Berisha merr pjesë në forumin Klinton

Nju Jork, 20 shtator 2011, NOA – Në vijim të axhendës së aktiviteteve që po zhvillon në Neë York, Kryeministri Berisha mori pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, i cili drejtohet nga ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton. Sipas zyrës së shtypit të Këshillit të Ministrave, ky forum tre ditor, ku marrin pjesë personalitete të larta të politikës të vendeve të ndryshme, ekspertë të ekonomisë botërore, etj, këtë vit fokusohet në diskutimin e ideve për një rritje të qëndrueshme të burimeve energjetike dhe infrastrukturës, në kushtet e një buxheti të tendosur. Në panelin e sesionit ishin të pranishëm, Presidenti i Komisionit Evropian Manuel Barroso, Presidenti i Meksikes Felipe Calderon, Presidenti i Afrikes se Jugut Jacob Zuma, Presidenti i Sllovenisë Danilo Turk, kryeministri i Norvegjisë Stoltenberg, Kryeministrja e Bangladeshit etj. Në sesionin hapës, diskutimi u fokusua tek ndryshimet klimaterike, ndikimi i tyre në rritje, mbi zhvillimin ekonomik, social, mbi vende te veçanta, ashtu si dhe ne aspektin global dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje, ligjërisht detyruese për reduktimin e ndotjes. Të gjithë diskutuesit që morën fjalën theksuan nevojën që samiti që do të mbahet në Durban në Afrikën e Jugut të shënojë progres të dukshëm në drejtim të përballimit të kësaj sfide globale. a.q/NOA

KOMENTE