Librazhd, 20 shtator 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur ish-Divizioni në Librazhd, ku ka dalë nga rruga një makinë. Mësohet se mjeti i dalë nga rruga mban targat LB 3136 A, me drejtues shtetasin Qerim Alla 50 vjeç nga Librazhdi, ku si pasagjer ishte një 24 vjeçare me iniciale N.M, banuese po në Librazhd. Ndërkaq si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, është dëmtuar rëndë shtetasja N.M, e cila është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Nga ana e policisë mendohet se si shkak i daljes së mjetit nga rruga, është humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të tij. a.y/NOA
Librazhd, del makina nga rruga në gjendje të rëndë 24 vjeçarja
-
paulo17:57 - 20 Shtator 2011tuj dhan makines me shpejtesi me vie keq per at vajzen ishalla pshton......
-
tironsi13:56 - 20 Shtator 2011ZOTI QOFTE ME ATE , AMIN .
-
Albulena Lena13:28 - 20 Shtator 2011me vien shum keq isha lla pshton ajo vajza