E martë, 20 shtator 2011, NOA/ Arlinda Koçi- Ballafaqimi me idenë se gjysma e martesave përfundojnë në divorc, është inkurajuese po të besohet se mund të dashurohesh dhe të martohesh sërish. Anketat tregojnë se ndërsa 40 për qind e martesave, të cilat nuk funksionojnë, përfundojnë në divorc, 60 e për qind e tyre dështojnë por ende shkaqet janë të paqarta. Në një farë mënyre, martesa e dytë i ndihmon njerëzit të hyjnë në një botë më të mençur dhe të angazhuar për të mos bërë gabime të dyta. Çështja financiare është motivi kryesor, i cili shkakton mosfunksionim të gjërave në një lidhje apo martesë. Tendosja e buxhetit familjar, nga një zgjidhje financiare e mundshme, mund të ketë një ndikim të mundshëm në një bashkim të dytë, por bëhet padyshim shkak i vazhdueshëm i tensionit. Plagët emocionale nga shpërbërja e një martese tepër të ngushtë, mund të ndikojë negativisht në suksesin e një marrëdhënie të re. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse pabesia ose abuzimi ishin pjesë e martesës së parë. Nëse keni qenë partner të plagosur në shpirt, mund të jetë e vështirë të besoni përsëri. Por, si mund të shmangin njerëzit kurthet dhe streset, e një martese të dytë? “Këshilla më e mirë, e cila unë mund të jap për çiftet, të cilët dëshirojnë të lidhen në një martesë të dytë, është ta konsiderojnë jetën e tyre si një libër të hapur.” - u shpreh Lisa Helfend Meyer, avokate. Është e rëndësishme për të nisur një martesë të dytë me një kuptim të qartë të nevojave të njëri-tjetrit. Nëse, përmes diskutimeve tuaja të gjata, ju haseni me përplasje në çështje madhore, konsiderojini këtë si një problem për diskutim. Kërkoni ndihmën e një këshilltari martese, për të përcaktuar nëse ju jeni në gjendje për të arritur kompromise të pranueshme për zgjidhjen e problemeve tuaja. Këshillimi i ekspertëve mund t’ju ndihmojë për të shmangur një martesë të dytë. a.k/a.y/NOA