Tiranë, 20 shtator 2011, NOA - Opozita ka kundërshtuar strategjinë e qeverisë për përpunimin e mbetjeve urbane, një projektligj që kërkon shumicë të cilësuar votash për t’u miratuar. Deputetët socialistë kanë deklaruar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se ky është një draft që nuk ka faturë financiare dhe si e tillë, ka pak gjasa për t’u zbatuar dhe për të zgjdhur situatën problematike të mbetjeve në Shqipëri. “Na mbysin tymrat para se të hyjmë në Fier, që janë djegiet e plehrave, po kështu në Vlorë, në Elbasan dhe më e keqja është se shumica e tyre janë pranë lumenjve, që ka një rrezik të madh për shpërndarjen e tyre. Mua më vjen keq që harxhojmë kohë pa fund, harxhojmë letër dhe miratojmë gjëra që do të mbeten në sirtar. Ky ligj nuk ka vlerë po nuk vure një faturë financiare”, tha deputeti socialist Bare. “Mos na numëroni tani se sa kanë vdekur në Parlament. Kjo nuk është korrekte, merruni me ligjin”, tha kryetari i komisionit Jemin Gjana. Propozimi i qeverisë u diskutua edhe në Komisionin Parlamentar të Integrimit, ku sërish opozita ka dhënë votën kundër. a.q/NOA