English

Parashikimi i motit për 21 shtator 2011

Tiranë, 20 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të sjellë dobësim të intensitetit të reshjeve sidomos në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa sërish vranësira dhe shira të dendur do të ketë në zonat malore të Shqipërisë. Gjatë orëve të mesditës do të ketë intervale të shkurtra kthjellimesh në pjesën më të madhe të territorit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime, vranësira dhe shira të izoluar në pjesën më të madhe të territorit por në zonat malore Lindore dominuese do të jenë vranësirat dhe shirat me intensitet mesatar. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet që vranësirat dhe shirat të largohen gradualisht duke rikthyer kthjellimet në të gjithë vendin. Ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat minimale por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 45 km/h dhe drejtim perëndimor - veriperëndimor ndërsa në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë. Europa Sërish nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbetet në kushtet e qëndrueshme atmosferike pasi kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme do të dominojnë në këto vende. Në këto kushte do të jetë Europa Lindore, Europa Qendrore dhe Europa Jugperëndimore. Ndërsa me vranësira dhe shira të dobët do të mbeten vendet Nordike dhe Ishujt Britanike, problematike në këto vende do të paraqiten stuhitë e forta të erës. Gjithashtu me vranësira dhe shira të dendur do të jetë Italia jugore dhe Gadishulli i Ballkanit. Ku shirat me intensitet më të lartë do të përjetojnë Serbia, Bullgaria dhe Greqia, sërish deti Mesdhe do të mbetet i trazuar pasi stuhitë e forta të erës do të sjellin dallgëzim të lartë në det.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Serbia alarmon shira intensive dhe erë të fortë - Italia jugore do të rrezikoj për shira dhe dallgëzim në det - Bullgaria rrezikohet për shira intensiv dhe shkarkesa rrufesh a.y/NOA

KOMENTE