E martë, 20 shtator 2011, NOA/ Arlinda Koçi- Një ekip i mjekëve britanikë ka mundur të realizojë një histori mjekësore duke ndarë dy binjake, të cilat kishin lindur me koka të ngjitura. Vajzat binjake Rital dhe Ritaj Gaboura, të cilat aktualisht janë 11 muajshe, i janë nënshtruar një operacioni me katër procedura komplekse në Spitalin “Great Ormond Street” për fëmijët në Londër. Kjo gjendje është tepër e rrallë dhe studimet tregojnë se vetëm një në dhjetë milion ndërhyrje, mbijetojnë. Ishte një vërshim i madh i gjakut mes trurit të tyre dhe gjendja ishte tepër e komplikuar për tu trajtuar. Çdo rënie e tensionit të gjakut, e shkaktuar nga operacioni do të kishte shkaktuar dëme të rënda neurologjike. Megjithatë, pas katër muajsh qëndrimi në spital dhe falë një kirurgjie, e cila përfshinte specialistë të lartë në teknikat neurologji, kardiologji dhe radiologji, mjekët besuan se foshnjat do të mund të fitonin një rikthim të mirë pas operacionit përfundimtar. Fëmijët kanë lindur në muajin Tetor 2010 në Kartum, Sudan, ndërsa të dy prindërit e tyre janë mjekë. I ati i tyre, Abdelmajeed Gaboura, 31 vjeç, është specialist në obstetrikë dhe gjinekologji, ndërsa nëna e tyre, Enas, 27 vjeç, është ende në trajnim, në të njëjtën fushë të mjekësisë. Në Sudan, nuk kishte një ekspertizë për sukses të veçantë në këtë fushë. Gjithashtu, çifti nuk mund të përballonte pagesën e lartë të trajtimit jashtë vendit, prandaj shoqata e bamirësisë për fëmijët britanikë, “Facing the World”, i ofroi çiftit ndihmën financiare të kujdesit mjekësor. Pa përfundimit me sukses të operacionit çifti u shpreh: “Ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë mjekëve, të cilët shpenzuan kohën e tyre, vullnetarisht, si edhe organizatën “Facing the World”, e cila bëri të mundur realizimin e operacionit. "Ne ndjehemi shumë me fat që vajzat tona janë në gjendje mjekësore të shkëlqyer dhe ne tashme do të mund të shkojmë së bashku në shtëpi.” a.k/NOA
Në foto: Binjaket e operuara