Bulqizë, 20 shtator 2011, NOA – Dhjetë minatorët e Bulqizës të ngujuar në një lokal me qera pranë godinës së kompanisë ACR në Bulqizë vijojnë ditën e dytë të grevës së dytë të urisë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërtesa ku janë ngujuar grevistët është rrethuar nga forca të shumta policie. Efektivët e Policisë së Shtetit janë vendosur edhe në hyrjen e kompanisë austriake ACR. Ndërkohë jashtë godinës me dhjetëra minatorë e familjarë të tyre janë tubuar pranë mjediseve të ndërtesës ku po zhvillohet greva duke protestuar për përmbushjen e kërkesave të tyre. Protestat e minatorëve jashtë godinës së ACR-së kanë nisur që në orët e para të ditës së martë. Greva e dytë e minatorëve ka si kërkesë largimin nga miniera të drejtorit aktual të minierës Mehdad Zogu, për të cilën ACR nuk ka rënë në ujdi me minatorët. Më herët kompania ACR ka pranuar disa nga kërkesat e minatorëve për rritjen e pagës me 20 përqind, përmirësimin e kushteve të punës në minierë, bërjen transparente të investimeve, ndërsa u ka premtuar t’u paguajë edhe pagën e 13-të, sa i përket muajit të qëndrimit të tyre në grevë urie. mit/NOA
Policia vigjilon, vijon greva e minatorëve në Bulqizë
-
Jetmir Dautaj13:38 - 20 Shtator 2011Uroj qe problemet e ketyre minatoreve te zgjidhen sa me pare te jete e mundur.Une kam qene ne minieren e BULQIZES dhe me keqardhje pashe se ata njerez trajtoheshin dhe mbaheshin si skllever.
-
Jetmir Dautaj10:23 - 20 Shtator 2011Uroi qe problemt e ktyr minatorve te zgjidhen sa me pare te jet e mundur, pasi un kamqen ne mabinte e minires se Bulqizes dhe me kqe ardhie pash se, ato njerz traitoheshin dhe mbaheshin si SKELLEVER.