English

Rama me aleatët: Bashkë për Reformën Zgjedhore dhe minatorët

Tiranë, 20 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Takimi i nisur rreth 2 orë më parë mes kryesocialistit Edi Rama dhe aleatëve të tij në selinë e Partisë Demokristiane përfundoi pak minuta më parë. Ndërsa lidhur me përmbajtjen e takimit në emër të opozitës së bashkuar u shpreh Preç Zogaj i cili tha se të gjitha partitë pjesë e opozitës së bashkuar do të jenë në një zë të vetëm për Reformën Zgjedhore si dhe do të përkrahin minatorët e Bulqizës në kërkesat e tyre. “Dy ishin problemet kryesore që diskutoi sot tryeza e opozitës së bashkuar e para Reforma Zgjedhore, ku lidhur me të krerët e partive të koalicionit shfaqën mendimet dhe së bashku konsiderojmë të arsyeshme që të shkohet drejt një kodi gjithpërfshirës, me qëllim që të ketë më shumë transparncë në zgjedhje, të maksimalizohet fuqia e gjithë subjekteve dhe të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, u shpreh Zogaj. Sipas tij, partitë pjesëmarrëse në tryezë ranë dakord të punojnë si një subjekt unik politik për reformën. Ndërsa lidhur me shqetësimi ne dytë të opozitës së bashkuar ai theksoi se ai ka të bëjë me shqetësimet dhe gjendjen e tmerrshme për minatorët dhe për këtë arsye opozita do të jetë në kontakt me minatorët për të mbështetur dhe për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare për problemet e tyre. Sakaq mësohet se në këtë takim ishin të pranishëm aleatët e Partisë Socialiste, kreu i PDS-së Paskal Milo, kreu i PDK-së Nard Ndoka , kreu i G99-ës Ervin Mete dhe Kurt Kola. Ndërsa lidhur me mungesën e kreut të PSD-së Skënder Gjinushi, kreut të PBDNJ-it Vangjel Dule dhe kreut të PLD-së Spartak Ngjela, Zogaj u shpreh se nuk ka mungesë politike pasi aty ndodhen jashtë shtetit dhe janë përfaqësuar nga anëtarë të tjerë të partive të tyre. a.y/NOA

KOMENTE