Mitrovicë, 20 shtator 2011, NOA – Në vijim të zaptimit të rrugëve me barrikada serbët lokalë të veriut të Kosovës kanë shpërndarë nëpër rrugët e Kosovës, të hënën mbrëma, afishe të shkruara në gjuhën angleze dhe atë serbokroate, ku thuhet se sipas rezolutës 1244 Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë. Në afishe publikohej se Kosova nuk ka dogana dhe as kufij në veri. Sipas këtyre afisheve, bllokada e rrugëve pasqyron pakënaqësinë e popullatës serbe për shkak të doganave të Kosovës dhe mosrespektimit të rezolutës së Kombeve të Bashkuara. “Më mirë të mbrohemi me bllokada dhe barrikada sesa me rezistencë të armatosur, ndërsa ju zotërinj të KFOR-it mendoni nëse ne kemi të drejtë”, thuhet në këto afishe, të cituara nga Kosovapress. Sipas saj, shpërndarja e afisheve serbe vjen si përgjigje ndaj KFOR-it, i cili të hënën pasdite shpërndau afishe nga ajri për banorët e katër komunave veriore, ku thuhet se në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, KFOR-i është përgjegjës për garantimin e qarkullimit të lirë, ndërkohë që bllokimi i rrugëve paraqet rrezik për të gjitha situatat e jashtëzakonshme. Kosovapress/NOA
Serbët shpërndajnë afishe në veri
-
DRENICA10:11 - 20 Shtator 2011Serb "Drenica" fuck your family
-
Shqiptari09:53 - 20 Shtator 2011Kosovo is not serbia motherfucers but serbia"s sisters are for albania fuck u serbia