E martë, 20 shtator 2011, NOA- Nga makina më ekonomike në botë, deri në thesaret luksoze të paarritshme. Është fati i Tata Nano, makina indiane e cila është veshur me flori dhe thesare në një shifër prej rreth 3.3 milion euro. Makina në fjalë fryt i një pune kolosale deri në detaje, ndërsa nga shtëpia prodhuese shpresohet që ajo të shërbejë për shitjet e makinave të tjera indiane. Për ta veshur këtë makinë u deshën 80 kilogram flori, 15 kg argjend qindra gure diamanti dhe rubini. “Është rasti i parë i shndërrimit nga një makinë në një bizhuteri dhe për të bërë këtë janë përdorur 14 teknika të ndryshme”, u shpreh përfaqësuesi i shoqërisë Goldplus. Makina nuk është në shitje por do të përdoret gjatë 6 muajve të ardhshëm për një tur promocional në qytetet kryesore indiane. a.y/NOA