English

Zbulimi, Amerika kishte planifikuar pushtimin e Anglisë

Londër, 20 shtator 2011, NOA - Në Luftën e Dytë Botërore SHBA dhe Anglia ishin aleatët që fituar luftën, por 10 vite para se topat t’i kthenin nga Gjermania, Amerika planifikonte pushtimin e Ishujve Britanikë. Dokumentet sekrete të Pentagonit tregojnë se në vitin 1930, ushtria e SHBA kishte planifikuar një sulm në masë ndaj Anglisë. Sipas të dhënave, veç raketave dhe bombardimeve disa ditore nga ajri, ushtarakët do të hidhnin dhe bomba kimike. Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk ishin të këqija dhe në atë kohë, por SHBA-të i druheshin një sulmi të Anglisë nga Kanadaja, vend në të cilin ajo kishte dislokuar shumë trupa. Operacioni kishte kohë që ishte përgatitur dhe njihej me emrin “Plani i Luftës së Kuqe”. Në mënyrë më private për këtë projekt në Shtëpinë e Bardhë flitej me emrin “Lufta e Kuqe”, që nënkuptonte një beteje apokaliptike me Anglinë, e cila do të sillte ndryshme në gjithë. Për disa vite, SHBA shpenzuan 57 milionë dollarë për të ndërtuar masa mbrojtëse në kufirin me Kanadanë dhe për t’u ruajtur nga Anglia. Por më vonë ku kuptua se nuk ishte Anglia rreziku potencial, por Gjermania dhe objektivi ushtarak i SHBA-ve u drejtua për në Berlin. a.k/NOA

KOMENTE
  • Gzim Rexhaj21:27 - 20 Shtator 2011
    uau shum interesant a