Indi, 21 Shtator NOA - Në listë kushton 3 mijë dollarë dhe është një prej auto-veturave më ekonomike të të gjithë kohërave. Megjithatë çmimi i Tata Nano tani mund të arrijë deri në 3.3 milionë euro. Natyrisht nuk bëhet fjalë për versionin full-optional, por të një auto-veture tepër speciale të krijuar me ndihmën e tridhjetë bizhuterive për të celebruar 5 mijë vite të gurëve të çmuar indian. Artizanët kanë ndërmarrë karrocerinë me 90 kilogramë ar 22 karatësh, 15 kilogramë argjend, mijëra diamante dhe gurë të çmuar. Këto janë arsyet që shpjegojnë çmimin e veturës indiane. Gati dy vite para daljes së veturës low-cost, e prodhuar dhe shitur në Indi në mars të 2009, grupi Tata ka lançuar këtë version duhet thënë shumë të çmuar. Një hap me të vërtetë i rëndësishëm nëse konsiderojmë që versioni origjinal mbështet tek një karroceri totalisht plastike, e cila forcohet vetëm me inkuadrim çeliku. r.b/NOA