English

Berisha: Ekonomia shqiptare, një histori suksesi

Nju Jork, 21 shtator 2011, NOA - Kryeministri Berisha ishte i ftuar i nderit për të bërë mbylljen e sesionit ditor të bursës së mirënjohur amerikane NASDAQ, në Times Square, Nju Jork. Ai u prit nga zv/presidenti i NASDAQ, David Ëicks, i cili bëri më pas prezantimin e Kryeministrit si personaliteti botëror që, sipas traditës së kësaj burse, do të bëjë mbylljen e sesionit ditor të saj. “Këtë pasdite jemi të nderuar që na bashkohet një lider dinamik dhe një mik i vjetër i NASDAQ OMX, i nderuari Sali Berisha, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Kanë kaluar 20 vjet që nga rënia e komunizmit në Shqipëri dhe Shqipëria vazhdon të luaj një rol konstruktiv në zgjidhjen e disa konflikteve në Europën Juglindore, duke promovuar zgjidhjen paqësore të konflikteve. Shqipëria është anëtare e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, duke shërbyer në Bosnje dhe paqeruajtësit shqiptarë janë pjesë e Forcës Ndërkombëtare për Asistencë në Siguri (ISAF), në Afganistan dhe e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Irak. Kryeministri Berisha ka një background shumë unik, si një asistent profesor në mjekësi dhe kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës dhe është zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike në shkurt 1991 dhe u bë presidenti i parë jo komunist i Shqipërisë në 1992. Urime! Në fund të viteve 90, ai u shfaq si një prej zërave kryesorë në Shqipëri për reforma qeverisë, duke kërkuar për stabizimin e ekonomisë së tregut dhe të një sistemi demokratik multipartiak. Ka shumë ndryshime të rëndësishme dhe pozitive në Shqipëri. Ju keni përmendur disa reforma pro-biznesit dhe rregulluese, si edhe disa reforma në sistemin e taksave, që po e ndihmojnë Shqipërinë të eci përpara drejt të ardhmes. Është me të vërtetë kënaqësia ime që të mirëpres në NASDAQ shkëlqesinë e tij, Kryeministrin Sali Berisha,” u shpreh Ëicks. Duke marrë fjalën, Kryeministri Berisha bëri edhe një prezantim të shkurtër të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe suksesit të modelit të saj ekonomik, që bëri që Shqipëria të mos njohë recesionin, në krizën ekonomike globale. “Mirëdita dhe faleminderit për nderin e madh që më bëtë, duke më ftuar për t’i rënë sot ziles mbyllëse të këtij tempulli frymëzimi, një nga simbolet më të mëdha të botës së lirë, NASDAQ. Jam shumë i nderuar që jam këtu, sepse për mua dhe për çdokënd, NASDAQ nuk është vetëm hapësira më e madhe e shkëmbimeve tregtare, por edhe e shkëmbimit të ideve dhe ëndrrave që bëhen realitet. Por dhe një inspirim i madh për transparencën e saj. Për mua, është një nder i madh dhe një rast i madh. Unë përfaqësoj një vend që 20 vjet më parë ishte përtej hapësirës planetare, ishte diku në hapësirën orëellian-e. Sot është një vend krejtësisht ndryshe, falë lirive. Vendi im është i vogël, por modeli i tij ekonomik provoi se ishte një histori suksesi. Shqipëria ishte një prej pak vendeve që nuk e njohu recesionin në këtë krizë ekonomike të madhe. Sot lexova një raport për liritë ekonomike, ku thuhej se ekonomitë botërore në 2010-ën patën një ngadalësim, por thuhej gjithashtu se kjo nuk është e vërtetë për Shqipërinë. Liritë ekonomike në Shqipëri u rritën me 50 përqind. Vendi im ka një ekonomi solide. Ndërkohë investimet e huaja direkte në botë nga viti 2007 deri në vitin 2010 ranë me 37 përqind, në Shqipëri u rritën me 315 përqind. Eksportet u rritën me 300 përqind dhe kjo falë modelit tonë ekonomik, të bazuar tërësisht në liritë. Modeli ynë ekonomik bazohet në një qeveri të vogël, një barrë fiskale të ulët, investime të mëdha dhe në klimën më të mirë të mundshme ndaj biznesit. Në Raportin e Konkurrueshmërisë Globale, vendi im qëndron dhjetëshen e parë të qeverive për ndërhyrjen më të vogël në ekonomi. Tani, NASDAQ do mbyllë ditën, por Shqipëria është e hapur për biznes. Rruga jonë nuk është një bulevard me lule, por është një rrugë shpresash, një rrugë ku ëndrrat bëhen realitet,” u shpreh Kryeministri. Kryeministri Berisha shtypi më pas butonin e ziles që sinjalizon mbylljen e sesionit ditor të NASDAQ dhe iu dorëzua trofeu që simbolikisht u jepet personaliteteve botërore që bëjnë mbylljen ditore të bursës. Ceremonia e mbylljes së sesionit ditor të bursës, e shndërruar tashmë në një traditë dhe një nga ceremonitë më të njohura në Ëall Street, u shoqërua me shfaqjen përreth një orë, në ekranin e NASDAQ Toëer të një video promovuese të Shqipërisë, me imazhe mbresëlënëse të bregdetit dhe natyrës shqiptare, e cila tërhoqi interesin e qindra qytetarëve në Time Square, që e ndoqën atë. a.q/NOA

KOMENTE
  • Astrit Piranaj16:58 - 21 Shtator 2011
    jo mor shoku ekonomia shqiptare eshte nen 0 por ekonomia e ministrave tuaj eshte me rritje shih shkodren prsh jane mbaruar fletoret duke shkruajtur emrat e borxheve po ashtu dhe tr ekonomia nen 0 krimi mbi 75%ne rritje me keq se ne 97 hajnia ne rritje prostuticioni ne rritje ku eshte kjo ekonomia jone ne rritje po eshte e vertet se ne 1997 kemi ikur nga shqiperia me skafe dhe kemi rrezikuar jeten por tani shkojme me nje pasaporte biometrike kjo eshte bonus per ne shqiptaret por gjykata e hages duhet te nderhyje ketu ne shqiperi pastaj te hyje ne serbi a ka proukori ketu por hetojne popullin e shkrete se kto vjedhin me thas dhe dalin te gjith te pafajshem normale sa ti kemi bashke kto PD PS DHE LSI flaken do ja fusin kesaj shqiperi