English

Bregu i Fildishtë njeh Kosovën

Nju Jork, 21 shtator 2011, NOA - Bregu i Fildishtë ka njohur Republikën e Kosovës dhe kjo është komunikuar nga presidenti i këtij vendi, Alassane Ouattara. Konfirmimin për njohjen e Kosovës, Presidenti Ouattara e bëri në takimin që pati në Nju Jork me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj. Takimi u zhvillua në kuadër të Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të marrë pjesë edhe delegacioni i lartë i Kosovës. Me këtë njohje të fundit, numri i njohjeve të Republikës së Kosovës mbërrin në 84 shtete të ndryshme të botës. Zëvendëskryeministri Pacolli gjatë javëve të ardhshme ka paralajmëruar edhe njohje të tjera kryesisht nga shtete afrikane. INA/NOA

KOMENTE