Tiranë, 21 shtator 2011, NOA/Irma Toptani – Një ditë pas akuzave të liderit të opozitës Edi Rama ndaj ministrit të Bujqësisë Genc Ruli, të cilin e akuzoi si shkaktarin kryesor të asaj që po ndodh në Bulqizë duke i kërkuar Prokurorisë ta marrë si të pandehur, ministri Ruli kundërpërgjigjet publikisht duke deklaruar se Edi Rama po i bën presion Prokurorisë me editoriale e ligjërata shpifëse. Duke iu përgjigjur sulmeve të kryesocialistit Rama, ministri Genc Ruli i bëri me dije Ramës se korrupsioni nuk luftohet as me mllef dhe as me sajesa. Ruli deklaroi gjatë një deklarate për mediat se presioni dhe shpifjet e Ramës vijnë pasi ai i njeh vetes historikun e tij të frikërave në marrëdhëniet me institucionet. Në këtë suazë zoti Ruli i kujtoi kryesocialistit se si e mbërtheu paniku për hetimet ndaj korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, dhe si shtatlartë arriti madje edhe të fshihej pas shtatit të vogël të deputetit Erion Braçe. Ministri Ruli siguroi se akuzat ndaj tij sa i përket minierës së Bulqizës do të zbardhen duke nxjerrë në dritë jo një megaskandal, por një shpifje të Ramës. Duke theksuar se kryesocialisti Rama po shfrytëzon me paturpësi ngjarjet në minierën e Bulqizës, grevën e urisë së minatorëve, Genc Ruli theksoi se listës së komplekseve të Ramës i janë shtuar edhe frikërat e humbjes në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Ruli nënvizoi se Rama këdo që e sheh si shkaktar të humbjes nuk e quan kundërshtar, por armik. Në këtë pikë Ruli i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të ndalë presionet ndaj Institucioneve duke saktësuar se shefi i selisë rozë me aksionin e tij të njohur i ka hyrë një rruge të pashpresë për të goditur të gjitha institucionet dhe politikanët. mit/NOA
Bulqiza, Ruli: Edi Rama po i bën presion Prokurorisë me shpifje
-
erdO11:16 - 21 Shtator 2011O moj Shqipni, e mjera Shqipni kush te ka qitë me krye në hi? Ti ke pas kenë një zonjë e rande burrat e dheut te thirshin nanë … Po sot, Shqipni, pa m’thuej si je? Po sikur lisi deli rrxuem perdhe … Si mal me ash, si fushë me lule ke pas ken veshun, sot je me cule e s’të kan mbetun as emn, as besë vet’ deli ke prishun për faqe t’zezë ….. Shqiptar’,me vllazën jeni tuj u vra ndër njëqind çeta jeni shpërnda... …. Para se t’hupet kështu Shqipnia …… Çoniu shqiptarë prej gjumit çoniu të gjithë si vllazën n’një besë shtrëngoniu