English

Bulqizë, ACR propozon marrëveshje të re

Bulqizë, 21 shtator 2011, NOA - Kompania koncesionare “ACR” i ka ofruar sot një marrëveshje minatorëve të Bulqizës ku thekson se i ka plotësuar shumicën e kërkesave të tyre. Marrëveshja i është dorëzuar përfaqësuesve të këshillit të grevës në takimin e zhvilluar sot me pronaren e kompanisë “ACR” ndërkohë që pritet edhe vendimi i minatorëve në lidhje me këtë marrëveshje. Në marrëveshjen e përbërë nga 7 pika e ofruar nga “ACR-ja janë të përfshira investimet në minierë, rritja e pagës bruto me 20 përqind, jo mbishfrytësim të zonës minerare D, kushte më të mira pune, ngritje të këshillave për sigurinë në punë si dhe dhënia e pagës së 13-të. Në marrëveshje nuk është përfshirë edhe kërkesa e minatorëve për largimin e drejtorit të minierës, kërkesë kjo që deri më tani është kundërshtuar nga kompania "ACR". Ndërsa pritet përgjigja e komisionit të grevës për marrëveshjen, 10 minatorët vijojnë grevën e urisë e cila po zhvillohet në një godinë në afërsi të territorit të kompanisë koncensionare. a.q/NOA

KOMENTE
  • Halit Dini14:01 - 21 Shtator 2011
    Nuk eshte ne moralin e Qeverise Shqiptare te jete ne varesi te konçesionereve qe marrin ne shfrytezim pasurite tona kombetare, te mos mbrojne njeriun tone, punetoret. Pse ndodh kjo?... jane te implikuar vete drejtuesit e METE apo ç`fare? nuk, duhet lejuat te na komandojne te tjeret me pasurite tona. E drejta eshte me minatoret.