English

Dështon sërish marrëvëshja mes minatorëve dhe ACR-së

Tiranë, 21 shtator 2011, NOA - Dështon sërish marrëveshja mes përfaqësuesve të kompanisë “ACR”, dhe minatorëve të Bulqizës. Minatorët nuk kanë pranuar kontratën e ofruar nga “ACR” dhe shprehen të vendosur për të vazhduar grevën e urisë në Bulqizë. Të premten minatorët do të dalin me një qëndrim. Në marrëveshjen e përbërë nga 7 pika e ofruar nga “ACR”-ja janë të përfshira investimet në minierë, rritja e pagës bruto me 20 për qind, jo mbishfrytësim të zonës minerare D, kushte më të mira pune, ngritje të këshillave për sigurinë në punë si dhe dhënia e pagës së 13-të. Ndërkohë në marrëveshje nuk është përfshirë edhe kërkesa e minatorëve për largimin e drejtorit të minierës, kërkesë kjo që deri më tani është kundërshtuar nga kompania "ACR". Takimi në Tiranë, nisi në orën 11.oo për të përfunduar rreth orës 15.30 pa asnjë rezultat. Ndërkohë, në Bulqizë, minatorët vazhdojnë ditën e tretë të grevës së urisë. a.q/NOA

KOMENTE