English

Emërohen drejtuesit e rinj të policisë së Vlorës

Vlorë, 21 shtator 2011, NOA – Pas shkarkimeve në bllok, në drejtorinë e policisë së qarkut Vlorë janë bërë sot emërimet e reja. Ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për Sigurinë Publike z. Muhamet Rrumbullaku, i cili ka bëeë prezantimet e emrave të rinj. Kështum, në detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë nga do të jetë, Nazmi Kotarja. Në detyrën Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë do të jetë Drejtues Helidon Veizi dhe në detyrën e Shefit të Komisaritit Vlorë do të jetë Kryekomisar Alfred Elezi. Dy ditë më parë me urdhër të ministrit të brendshëm Bujar Nishani, u shkarkuan të gjithë titullarët e policisë së Vlorës. Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Hysni Burgaj sqaroi për gazetarët se ndryshimet kishin lidhje edhe me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe se kishin si qëllim forcimin e rendit. a.q/NOA

KOMENTE