English

Fier, gjendet trupi i një mashkulli të mbytur

Fier, 21 shtator 2011, NOA - Rreth orës 13.30 të mesditës së sotme, në lumin që kalon në fshatin Hambaraj të Komunes Cakran rrethi Fier, është gjetur i mbytur një shtetas, i seksit mashkull, rreth 45-50 vjeç. Nga shërbimet e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policise Fier, u kryen veprimet e para hetimore.Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet që viktima të jetë mbytur. Nga këto shërbime vazhdon puna për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. a.q/NOA

KOMENTE