Venecia, 21 Shtator NOA - Ëndrrat? Nisin, me shumë fazë REM, madje që në barkun e nënës. Gjithçka ndodh pas 8 javëve të para të shtatzënisë, paralelisht me zhvillimin e sistemit të aktivizimit okular. Gjithçka nevojitet për të krijuar një formë primare të ndërgjegjes që na lejon të ndërtojmë një lloj “harte të botës” që para lindjes. Diçka e tillë është shpjeguar nga Allan Hobson i shkollës së Mjekësisë së Harvard në konferencën “E ardhmja e shkencës” në Venecia. Hobson ka bërë të ditur se të porsalindurit kanë një fazë REM rreth 4 herë më të gjatë se sa një i rritur, r.b/NOA