English

I shpërthen bombola e gazit në dorë, vdes 24 vjeçari tek varreza e makinave

Librazhd, 21 shtator 2011, NOA – Një 24-vjeçar nga Elbasani ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në varrezën e makinave ku ai punonte. Ngjarja aksidentale ndodhi paraditen e sotme në një varrezë makinash në hyrje të qytetit të Librazhdit. Viktima quhet Besnik Bala, banues në lagjen “Haxhias” në Elbasan. Besnik Bala ishte i punësuar në këtë varrezë makinash që ishte në pronësi të shtetasit A.Bala, banues në Librazhd. Sipas policisë 24-vjeçari ishte duke punuar me një troko, e ndërsa po priste një bombol gazi, ajo i ka shpërthyer në dorë duke e lënë të vdekur në vend. Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, blutë e Librazhdit kanë shoqëruar në polici pronarin e varrezës së makinave, A. Bala. mit/NOA

KOMENTE