English

Italianët pritë dhe plumba shqiptarit, për ti marrë 25 mijë euro

Bari, 21 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Policia e Barit është duke thelluar hetimet lidhur me grabitjen ndaj shqiptarit, i cili mrekullisht u shpëtoi plumbave të agresorëve të tij. Tre persona në orët e para të mëngjesit në një makinë tip Alfa 156, me fytyrë të mbuluar me maskë dhe të armatosur me pistoletë tentuan ti bëjnë pritë një shqiptari për ti marrë paratë që kishte me vete, duke e qëlluar edhe me pistoletë, por që fatmirësisht plumbat nuk përfunduan në shenjë. Ngjarja në fjalë ndodhi në një urë rrugës për në Napoli, ku sipas policisë guximi i shqiptarit dhe devijimi me shpejtësi pas sulmit bënë që shoferi të shpëtonte jetën dhe paratë që kishte me vete. Makina e cila kishte në bord grabitësit ia doli mbanë që të arrinte fugonin i cili drejtohej nga një shofer shqiptar i cili kishte në xhep 25 mijë euro për të bërë blerje në Itali. Por falë një manovre shoferi shqiptar ia doli mban që të mos binte në kurthin e ngritur nga hajdutët të cilët nuk ia arritën qëllimit për ta bllokuar. Gjithsesi para se të largoheshin grabitësit qëlluan dy herë me pistoletë në drejtim të fugonit, por fatmirësisht pa e prekur drejtuesin e tij. Ndërkaq nga ana e hetuesve thuhet se autorët e kësaj ngjarje mund të kenë pasur dijeni për shumën që shoferi shqiptar kishte me vete, ndërsa dyshohet mund të kenë pasur gisht italianët ku shoferi do të bënte furnizim. a.y/NOA

KOMENTE
  • vali01:24 - 22 Shtator 2011
    Akoma e bejne shqipetaret tregtine me pare ne dore? Nuk u mesuan akoma te punojne me konto bankare. Apo ishte larje parash?
  • Nardi,,,21:57 - 21 Shtator 2011
    ne ate moment te kesh nje kallash me vete te nxjer nga situata,ta ndalosh makinen e tu q... rrobt ordinerave.