English

Këshilltarët e majtë: Të mblidhet urgjentisht këshilli bashkiak

Tiranë, 21 shtator 2011, NOA – Pretendimet e disa prej inspektoreve tatimore në Bashkinë e Tiranës për dhunë fizike kanë ndezur debate në bashkinë më të madhe në vend. Këshilltarët e majtë në këtë institucion kanë kërkuar sot mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës. Sipas këshilltarëve socialistë, këshilli do të mblidhej për të diskutuar për dhunën e ushtruar ndaj 2 inspektoreve por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga pala tjetër. Dy inspektoret tatimore të Bashkisë së Tiranës, kanë deklaruar ditë më parë se janë dhunuar nga kreu i Policisë Bashkiake, Lorenc Hoxha ndërsa e kanë paditur këtë të fundit në prokurori. a.q/NOA

KOMENTE