English

Kriza, Greqia në grevë 2 ditore

E mërkurë, 21 shtator 2011, NOA- Krerët e sindikatave greke kanë deklaruar për dy ditë të tjera greve të përgjithshme në 5 dhe në 19 tetor, kundër masave të tjera të marra nga qeveria. Sipas mediave greke, pritet që të ketë protesta dhe greva të ashpra. Sakaq ditën e enjte të gjitha mjetet e transportit publik do të ndalin lëvizjen për të kundërshtuar pezullimin e përkohshëm nga puna dhe transferimin e stafit të “tepërt” nga kompanitë shtetërore. a.y/NOA

KOMENTE