English

Libi, NATO zgjat misionin me 3 muaj

E mërkurë, 21 shtator 2011, NOA- NATO ka vendosur që të zgjasë me 3 muaj misionin e saj në Libi, i cili formalisht duhet të mbaronte në 27 shtator. Ky vendim u mor nga Këshilli i aleancës u mbledhur në nivel ambasadorësh. Ky afat për zgjatjen e misionit erdhi pas kërkesës së autoriteteve libiane dhe pas shqyrtimit të domosdoshmërisë për të vijuar operacionin për të marrë në mbrojtje civilët në vend. Sakaq kjo është shtytja e dytë e afatit të misionit të NATO-s në Libi. a.y/NOA

KOMENTE