English

Obama në OKB: Kemi kaluar dekadë të vështirë, koha për paqe e siguri

E mërkurë, 21 shtator 2011, NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama në fjalën e mbajtur në OKB u shpreh se për kombet duhet paqe e qëndrueshme. Në vijim ai shtoi se për shkak se jetohet në një botë me konflikt paqja është e vështirë për tu arritur, duke theksuar se kur nisi punën në krye të Shtëpisë së Bardhë, SHBA ishte e përfshirë në dy luftëra. “Kemi kaluar një dekadë të vështirë, është koha që të rrisim paqen dhe sigurinë, pasi ky vit ka qenë viti i transformimeve, Sudani i Jugut mori pavarësinë, në Tunizi studentët bën thirrje për liri, në Egjipt gjithashtu u bënë protesta, Libianët edhe tani vijojnë të palëkundur rrugën drejt lirisë duke shpërfillur kërcënimet”, u shpreh Obama. Duke bërë bilancin e regjimeve të rëna ai numëroi Hosni Mubarak, Ben Ani, Muammar Geddafin dhe si të vrarë listoi liderin e Al- Kaedas, Osama Bin Laden, duke shtuar se tashmë është Siria që po torturohet në protesta. Në vijim ai shprehu mundësinë e një paqes mes Izraelit dhe Palestinës, pasi siç tha ai janë paraqitur baza të reja për zgjidhje, pasi me negociata mund të ketë shtet Palestinez, pavarësisht miqësisë së gjatë me Izraelin. Sakaq Obama u ndal edhe në vendet Afrikane duke nënvizuar se problemi dhe konflikti më i madh është ai i varfërisë. a.y/NOA

Në foto: Presidenti i SHBA, Barack Obama

KOMENTE