English

Palestina, OKB: Obama takon në mbrëmje Abu Mazen

Nju Jork, 21 shtator 2011, NOA – Ndërsa pritet që të premten Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas t’i dorëzojë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon kërkesën zyrtare për njohjen e shtetit të Palestinës, Presidenti amerikan Barack Obama do të takohet sonte në mbrëmje me Kreun e Shtetit palestinez, Abu Mazen (Mahmud Abbas). Ky takim do të mbahet në vigjilje të nisjes së Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë të mërkurë. Pritet që gjatë takimit Obama t’i kërkojë Abu Mazenit të rinisin bisedimet me Izraelin, për çështjen e shtetit të Palestinës, si mundësia e vetme për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Mëngjesin e sotëm Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të takojë edhe kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu. Çështja e Palestinës është një nga temat kryesore që do të diskutohen në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së, madje edhe një nga pikat e fjalimit të sotëm të Presidentit amerikan në hapje të Sesionit të 66-të të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Sikundër edhe dihet vota ndaj Palestinës në OKB do të përplasë Bashkimin Europian, që ka deklaruar publikisht mbështetjen për shtetin e ri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë aleatë të ngushtë të Izraelit. mit/NOA

KOMENTE