Tiranë, 21 Shtator 2011 NOA – Albana Qehajaj - Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) vendos masë administrative “gjobë” për “vonesë në deklarim” ndaj 48 drejtuesve të pushtetit vendor, nga të cilët 27 janë kryetarë të rinj dhe 21 janë ish-drejtues, të larguar nga funksioni pas zgjedhjeve lokale të Majit 2011. Gjatë periudhës Korrik-Gusht 2011, ILDKP ka qenë aktiv në njoftimin për detyrimin ligjor për deklarim, si edhe në ofrimin e asistencës ligjore për zyrtarët të rinj mbi mënyrën e plotësimit të formularit të interesave private. Pavarësisht angazhimit maksimal të institucionit, nga rakordimet e kryera në Regjistrin Themeltar të ILDKP, rezulton se disa nga të zgjedhurit vendorë nuk kanë respektuar afatet kohore për dorëzimin e deklaratës së pasurisë; brenda 30 ditëve nga marrja e detyrës për të zgjedhurit e rinj dhe brenda 15 ditëve pas largimit nga funksioni për ish-drejtuesit vendorë. Për këtë arsye, në bazë të nenit 44/1/c të ligjit nr. 9367, dt.7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, sipas të cilit “Për mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lekë”, ILDKP vendosi masën administrative “gjobë” në shumën 25.000 lekë ndaj zyrtarëve sipas listës bashkëngjitur. Ndërkohë, ILDKP thotë se po vazhdon verifikimet dhe për çdo rast tejkalimit të afatit ligjor për dorëzimin e deklaratës së interesave private do të aplikohen sanksionet ligjore. Paralelisht me monitorimin e procesit të deklarimit të pasurisë, ILDKP ka nisur kontrollin për të dhënat e vetëdeklaruara nga ana e drejtuesve të rinj të pushtetit lokal. Brenda afateve proceduriale administrative, Inspektorati i Lartë tha se do të verifikojë përputhjen e pasurive të deklaruara nga zyrtarët e rinj vendor me burimet e krijimit të tyre. Albi Serani, Përgjegjës për Marrëdhëniet me Publikun në ILDKP, konfirmoi për agjencinë NOA, listën e plotë që gjeni më poshtë:
LISTA E ZYRTAREVE TE GJOBITUR PER DEKLARIMIN “PARA FILLIMIT TE DETYRES”
1 ABEDIN GJINI LEKAJ KAVAJE 2 AGRON DEMUSHI BASHKIA BAJRAM CURRI TROPOJE 3 ALEKSANDER CELA DARDHAS POGRADEC 4 ARQILE MEKSHI ZAGORIE GJIROKASTER 5 BAJAZIT KORRIQI BASHKIA PERRENJAS PERRENJAS 6 BARDHYL GJYZELI BASHKIA.KUCOVE KUCOVE 7 BEHAR HAXHIU MILOT KURBIN 8 BESNIK BRAHIMI BERDICE SHKODER 9 BUJAR IBRAHIMI QENDER-PISKOVE PERMET 10 FADIL KAPLLANI BOGOVE SKRAPAR 11 GEZIM DHIMA MBROSTAR FIER 12 GILBERTO JACE BASHKIA PERMET PERMET 13 GJERGJI DOCI DAJC LEZHE 14 GJON BARDHI BASHKIA FUSHE KRUJE FUSHE KRUJE 15 HRISTO DUCI DROPULL I SIPERM GJIROKASTER 16 KANAN SHAKAJ NOVOSELE VLORE 17 KLEVES MUJA RRETHINAT SHKODER 18 KRISTO KAISHI ALIKO SARANDE 19 LEKE BIBAJ HAJMEL SHKODER 20 MARTIN LAZRI GURI I ZI SHKODER 21 NDRICIM DUSHKU BASHKIA RROGOZHINE RROGOZHINE 22 PELLUMB MILORI KURVELESH TEPELENE 23 RRAHMAN DEMAJ TERTHORE KUKES 24 SALVADOR KACAJ SHENGJIN LEZHE 25 VUKSAN CARDAKU LLUGAJ TROPOJE 26 XHEVAHIR BILJA GREKAN ELBASAN 27 ZEF DOCI BALLDREN I RI LEZHE
LISTA E ZYRTAREVE TE GJOBITUR, DEKLARIMI “PAS LARGIMIT NGA FUNKSIONI”
28 AGIM QEVANAJ LEVAN FIER 29 ANDI MARKU KOLSH LEZHE 30 ARBEN CENI ANA E MALIT SHKODER 31 ARIF TAFANI BELSH ELBASAN 32 ARMOND HALEBI NJ.BASHKIAKE 9 TIRANE 33 ASQERI HODA KURVELESH TEPELENE 34 BARDHYL PEKA KRUME HAS 35 DASHNOR OSMANI MAMINAS DURRES 36 EDMOND KOMINO BASHKIA PERMET PERMET 37 GEZIM HARDOLLI RRETHINAT SHKODER 38 GEZIM YLLI ISHEM DURRES 39 ISUF FERHATI RRASE ELBASAN 40 JAKUP SEFOLLI FAJZE HAS 41 KASTRIOT BEGAJ BASHKIA LIBRAZHD LIBRAZHD 42 MARK RUCI BASHKIA RUBIK RUBIK 43 MUHARREM HOXHA OTLLAK BERAT 44 NUREDIN AHMETAJ BASHKIA B.CURRI TROPOJE 45 QAMIL HOXHAJ LLUGAJ TROPOJE 46 QEMAL RAMA GREKAN ELBASAN 47 RRAHIM LALA MUHUR DIBER 48 TODI XHUNGA BUBULLIME LUSHNJE