English

Rrjetet sociale vizitohen nga 80% e përdoruesve

SHBA, 21 Shtator NOA - Rrjetet shoqërore dhe blog-et vizitohen nga më shumë se 80% e përdoruesve të Internetit në të gjithë SHBA-në dhe koha e shpenzuar në këto site vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë. Facebook është gjithmonë numri 1 (140 milionë vizitorë në muajin maj) dhe në rritje është dhe Tumblr që lejon të krijojë një blog multimedial (në vitin e fundit në SHBA është trefishuar audienca). Janë disa nga të dhënat që përmbahen në raportin “State of the Media: The Social Media Report”, që Nielsen ka shpërndarë në lidhje me Social Media Week në Milano. r.b/NOA

KOMENTE