E mërkurë, 21 shtator 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës është shprehur se shteti i Kosovës po konsolidohet së tepërmi. Sipas tij kjo po ndodh falë edhe situatës dhe operacioneve në veri dhe se tashmë pavarësia e vendit është njohur nga 84 shtete. Më tej ai ka shtuar se do të ketë shpërbërje të strukturave kriminale në veri dhe kjo do të bëhet në sajë të bashkëpunimit me KFOR dhe EULEX. Më tej ai theksoi se do të njihet integriteti i plotë territorial dhe se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ku theksoi se edhe në takimin e zhvilluar me baroneshën Catherine Ashton u shpreh garancia për rrugën drejt Europës. a.y/NOA
Në foto: - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi