English

Vodhën një fshat të tërë, kapen në Itali 2 shqiptarë

E mërkurë, 21 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj - Numri i rasteve ku emigrantët shqiptarë vjedhin vilat dhe shtëpitë në Itali dita ditës vjen në rritje, ndërsa vetëm natën e kaluar policia bëri të mundur prangosjen e dy prej tyre. Personat në fjalë kanë vjedhur dy makina muajin e kaluar, për të kaluar në vjedhjen e çdo pajisjeve deri në qindarkat më të vogla. Ndërsa grabitja e ditës së djeshme ka qenë spektakolare, pasi dy emigrantët shqiptarë kanë arritur të vjedhin edhe atë që ishte gatuar në kuzhinat e shtëpive duke marrë peshk të gatuar dhe djathë, e më pas bizhuteri, sende me vlerë dhe objekte të ndryshme që kanë gjetur në shtëpi, madje edhe dy xhaketa. Një fshat i tërë i quajtur Roviasca, i cili karakterizohej nga qetësia dhe gjelbërimi, u vu mbrëmë nën shënjestrën e sulmit të 26 vjeçarit Endrit Demushi dhe 28 vjeçarit Shkëlqim Brasha, punëtorë në të zezë në ndërtim, por që aktualisht ishin të papunë. Lidhur me këtë ngjarje kanë qenë banorët e zonës ata që kanë pikasur hajdutët dhe kanë njoftuar karabinierët, kur këta të fundit janë arrestuar në flagrancë teksa po zbrisnin me motor nga Roviasca. Në mes të natës shumë nga banorët janë zgjuar nga thyerja e bravave të dyerve prej tyre. Banesat e vënë në shënjestrën e tyre kanë filluar që nga sheshi i kishës deri në lartësinë e fshatit në banesat që ndodheshin në rrugët Portici dhe Pue. Fillimisht u bë e mundur vetëm arrestimi i njërit prej tyre, ndërsa tjetri u kap vetëm në orën 04.00 të mëngjesit, ku dhe iu gjet në dorë një thikë dhe një kaçavidë si dhe mjete të tjera të forta përfshirë dhe një levë. a.y/NOA

KOMENTE
  • Lako Brahimi20:12 - 21 Shtator 2011
    ishalla dalin sa ma shpejt te dy.. gjithsesi i kap articolo 111. 444 futja pategjament shoku se per 6 muj del ....
  • Almir Sula19:44 - 21 Shtator 2011
    tani po vjedh vllaj vllan e jo me te huajt