English

Zëdhënësi i Gadafit: Ai është në Libi. Moralin e ka të lartë. Beson fitore

Tripoli, 21 shtator, NOA – “Ai është në Libi, ai ka shumë besim, morali i tij është i lartë dhe beson se do ta fitojë këtë luftë”. Kështu është shprehur zëdhënësi i Muamar Gadafit, Musa Ibrahim, gjatë një interviste për “Reuters”, duke theksuar se lideri libian është duke udhëhequr të gjitha aspektet e luftës. “Ai është duke folur me njerëzit, ai është duke diskutuar, ai është në kërkim për të gjitha çështjet e rezistencës”, tha ai.

Z. Ibrahim, ç’mund të na thoni për liderin tuaj, Gadafin?

- Gadafi është duke drejtuar personalisht luftëtarët e tij besnikë të cilët janë duke marrë fortesat e mbetura të forcave të përkohshme qeverisëse. Ata përfshijnë bregdetin e Sirtes, juglindjen e Tripolit dhe Bani Valid Sabha në Sahara thellë. Ai është duke udhëhequr të gjitha aspektet e kësaj lufte. Ai është duke folur me njerëzit, ai është duke diskutuar, ai është në kërkim për të gjitha çështjet e rezistencës. Ai është në Libi, ai ka shumë besim, moral i tij është i lartë dhe ai beson se do ta fitojë këtë luftë.

Ne do të mund ta vazhdojmë këtë luftë dhe ne kemi armë të mjaftueshme për muaj dhe muaj që vijnë.

Cila është vendndodhja e saktë e Gadafit?

- Tani është afër Sirtes dhe ka udhëtuar përmes tij dhe qyteteve të tjera ende besnikë të tij.

Keni akuzuar se në Sirte ka patur sulme të NATO-s?

- Në 17 ditët e fundit më shumë se 2.000 banorë të qytetit të Sirtes u vranë në sulmet ajrore të NATO-s. Goditjet ajrore të NATO-s në Libi që nga marsi kanë shkaktuar numër të madh të civilëve të vrarë.

NATO sulmoi qytetin e Sirtes me më shumë se 30 raketa të drejtuara në hotelet kryesore të qytetit dhe ndërtesës së Taminit, e cila përbëhet nga më shumë se 90 banesa banimi.

Rezultati është më shumë se 354 të vdekur dhe 89 të zhdukur dhe 700 të plagosur në pothuajse një natë.

Si mundet që dikush të justifikojë veprimet vrastare të NATO-s në mbështetje të një grupi të armatosur?

Përshtati: n.e/NOA(“Reuters”)

KOMENTE